Gjyqtarët kërkojnë masa disiplinore kundër Florentino Pérez
Shoqata Spanjolle e Gjyqtarëve të Futbollit (AESAF) ka ndërmarrë një hap të paprecedentë dhe ka paraqitur një kërkesë për procedura disiplinore kundër Florentino Pérez në Komitetin e Garave të RFEF-së.
Ky veprim vjen si pasojw e deklaratave tw bëra nga presidenti i Real Madridit në një konferencë për shtyp më 12 maj dhe në një intervistë të transmetuar në La Sexta më 13 maj, në të cilën ai akuzoi trupin e gjyqtarëve për korrupsion sistemik, vjedhje titujsh dhe pasurim të paligjshëm.