E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Futbolli ne Kosove›Gjyqtari Rrezart Hasani i nënshtrohet me sukses operimit të tendinës së Akilit

Gjyqtari Rrezart Hasani i nënshtrohet me sukses operimit të tendinës së Akilit

Gjyqtari i Superligës së Kosovës në futboll, Rrezart Hasani, e ka përfunduar me sukses operimin e tendinës së Akilit, pas një periudhe të gjatë me dhimbje dhe sfida, siç njofton Futbolli.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hasani përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohje për presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, për mbështetjen dhe përkujdesjen e treguar gjatë kësaj periudhe.

Gjyqtari ka falënderuar gjithashtu ortopedin Dr. Amir Vejseli për profesionalizmin dhe kujdesin gjatë gjithë procesit të trajtimit.

Hasani ka bërë të ditur se tashmë e pret një periudhë e re rikuperimi, me synimin për t’u rikthyer në fushën e futbollit. “Tani fillon një rrugëtim i ri, me durim, punë dhe përkushtim, me synimin për t’u rikthyer edhe më i fortë në fushën e futbollit”, ka shkruar ai.

Në fund, gjyqtari ka falënderuar familjen, miqtë dhe të gjithë ata që i qëndruan pranë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Lini një koment