Wednesday, 19 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaGoditën për shkak të detyrës Shefin e Krimeve në Sarandë Mateo Bakalli, lihen në burg bodigardët e klubit të natës

Goditën për shkak të detyrës Shefin e Krimeve në Sarandë Mateo Bakalli, lihen në burg bodigardët e klubit të natës

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për bodigardët e një klubi nate në Sarandë, të cilët goditën, për shkak të detyrës, Shefin e Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Sarandës, Mateo Bakalli.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në një nga ambientet e njohura, në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit, ku disa persona, mes tyre edhe pjesëtarë të sigurisë, po përfshiheshin në një konflikt dhe po dhunonin disa qytetarë.

Bakalli, i cili është prezantuar si shef i Krimeve, ka ndërhyrë për t’u shpëtuar personave që po dhunoheshin. Gjatë ndërhyrjes, ai është sulmuar edhe vetë dhe është goditur nga disa persona.

Lini një koment