E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Gonxhja: Buxheti 2027, më shumë investime për sportin

Gonxhja: Buxheti 2027, më shumë investime për sportin

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, njofton se buxheti i vitit 2027 do të sjellë më shumë investime për sportin shqiptar.

“Në vitin 2027 bëjmë një hap përpara për financimin e sportit shqiptar përmes një buxheti prej 749.711 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i Sportit”, ose rreth +73% rritje e tavanit buxhetor krahasuar me buxhetin për vitin 2026 (pa shtesën e detyrimeve të prapambetura për vitin 2025) që ishte 434 milionë lekë.

Për vitin 2027 kemi parashikuar financim për studim dhe projektim infrastrukture sportive, për nisma e investime të ardhshme në objekte sportive si dhe vijimin e projekteve me partneritet e financim të huaj.

Paralelisht do të vijojmë rritjen e mbështetjes për sportistët elitarë dhe trajnerët, për federatat sportive, ekipet kombëtare, sportin në shkolla, aktivitetet edukative, për turne e gara kombëtare dhe ndërkombëtare.

Më shumë mundësi për sportistët dhe të rinjtë. Një sport shqiptar më i fortë dhe më konkurrues”, shkruhet në postimin e Ministrit Gonxhja.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment