Monday, 19 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›Gonxhja: Zbulimi arkeologjik në Strikçan, mes pesë finalistëve për çmimin ndërkombëtar “Palmyra”

Gonxhja: Zbulimi arkeologjik në Strikçan, mes pesë finalistëve për çmimin ndërkombëtar “Palmyra”

Varri monumental i zbuluar në Strikçan të Bulqizës, në kuadër të një projekti të drejtuar nga Instituti i Arkeologjisë, është përzgjedhur mes pesë finalistëve për çmimin ndërkombëtar “Palmyra” dhe çmimin “Special” të publikut në Borsa Mediterranea del Turismo Archeologico (BMTA).

Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili theksoi se zbulimi shqiptar konkurron përkrah zbulimeve arkeologjike nga Pompeii, Vulci, Taposiris Magna dhe Herakleia e Latmos.

Ministri theksoi se, ceremonia dhe aktiviteti prestigjioz do të zhvillohen nga 29 tetori deri më 1 nëntor, ku Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në bashkëpunim me BMF, do të marrë pjesë me një stendë të dedikuar turizmit arkeologjik.

Stenda do të shërbejë për promovimin e pasurive dhe destinacioneve arkeologjike të Shqipërisë, duke prezantuar potencialin e vendit në fushën e turizmit kulturor dhe arkeologjik.

Gonxhja u ka bërë thirrje qytetarëve të mbështesin zbulimin shqiptar në garën për çmimin “Special” të publikut.

Lini një koment