E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaGonzato takon Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela, çfarë diskutuan

Gonzato takon Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela, çfarë diskutuan

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Silvio Gonzato ka zhvilluar sot në 15 maj një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.

Zyra e BE-së në Tiranë ka shpërndarë fotot e përbashkëta mes Gonzatos dhe Çelës. Ndërsa, theksohet se bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme si dhe me të gjitha institucionet e tjera të drejtësisë në Shqipëri, mbetet i rëndësishëm për avancimin e prioriteteve të anëtarësimit në BE.

Gjatë takimit u rikonfirmua gjithashtu mbështetja për sistemin e prokurorisë në të gjitha nivelet, përfshirë asistencën për Sistemin e Menaxhimit të Çështjeve, me mirëkuptimin e përbashkët se drejtësia dhe lufta kundër krimit fillojnë nga një sistem i fortë dhe funksional”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Europian në Shqipëri.

Postimi i Zyrës së BE-së në Tiranë:

Bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme, si edhe me të gjitha institucionet e tjera të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, mbetet i rëndësishëm për avancimin e prioriteteve të anëtarësimit në BE.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u takua me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, për të diskutuar rëndësinë e bashkëpunimit të fortë ndërinstitucional në ofrimin e drejtësisë për qytetarët dhe në luftën kundër krimit.

Gjatë takimit u rikonfirmua gjithashtu mbështetja për sistemin e prokurorisë në të gjitha nivelet, përfshirë asistencën për Sistemin e Menaxhimit të Çështjeve, me mirëkuptimin e përbashkët se drejtësia dhe lufta kundër krimit fillojnë nga një sistem i fortë dhe funksional.

Bashkëpunimi i ngushtë me Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbetet thelbësor për të garantuar llogaridhënie dhe standarde të larta etike.

/tvklan.al

Lini një koment