E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaGrabitet argjendaria në Kamëz, policia shoqëron disa persona me precedentë penalë

Grabitet argjendaria në Kamëz, policia shoqëron disa persona me precedentë penalë

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona me precedent të mëparshëm penal në zonën e Kamzës për të cilët po kryen verifikime nëse kanë lidhje me grabitjen e shënuar një ditë më parë në një argjendari.

Ditën e djeshme dy persona të maskuar janë futur në një argjendari në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish. Njëri prej grabitësve dyshohet se ishte i armatosur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës.

Nga kontrollet dhe shoqërimet e kryera deri më tani autoritetet nuk kanë mundur dot të shkojnë tek emri i autorit, por falë kamerave të sigurisë është mësuar itinerarin e tyre.

Lini një koment