E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBotaGrabitet me armë banka në Kentucky, autori vret 2 punonjës dhe arratiset

Grabitet me armë banka në Kentucky, autori vret 2 punonjës dhe arratiset

Gjatë grabitjes së armatosur të një banke në qytetin Berea, në shtetin amerikan të Kentucky, u vranë dy punonjës dhe policia është në kërkim të sulmuesit,

Gjatë grabitjes së armatosur të një banke në qytetin Berea, në shtetin amerikan të Kentucky, u vranë dy punonjës dhe policia është në kërkim të sulmuesit, njoftuan autoritetet.

Sipas Policisë Shtetërore të Kentucky-t, një burrë i maskuar dhe i veshur me një bluzë me kapuç gri hyri në një degë të Bank of America dhe qëlloi dy punonjës, një burrë dhe një grua, të cilët vdiqën në vend, raporton AP.

Policia tha se është duke u zhvilluar një kërkim i gjerë, ku janë përfshirë forcat lokale dhe shtetërore të sigurisë, si dhe FBI-ja.

Helikopterë, dronë dhe qen policie po përdoren në kërkim, ndërsa hetuesit po mbledhin pamje nga kamerat e mbikëqyrjes dhe informacione nga terreni.

Autoritetet publikuan një foto të të dyshuarit dhe u bënë thirrje qytetarëve të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.

Policia u bëri thirrje banorëve të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo sjellje të dyshimtë.

Shkollat ​​në zonë u mbyllën përkohësisht gjatë kërkimeve.

Lini një koment