Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë, një i plagosur nga armë zjarri
Një grabitje ka ndodhur në një objekt afarist në rrugën “Sylejman Hadum Aga” në Gjakovë, siç njofton KosovaPress. Gjatë grabitjes janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe një person ka pësuar lëndime trupore.
Sipas KosovaPress, policia ka marrë informacionin për ngjarjen rreth orës 17:00, përmes linjës zyrtare telefonike.
Zëdhënësja e Policisë Rajonale në Gjakovë, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar për KosovaPress se personi i plagosur ka marrë trajtim mjekësor. “Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë Krasniqi.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.