E enjte, 5 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›GREQI – ”Aegean Airlines”: Kërcënimet me bombë për fluturimet Selanik-Milano dhe Athinë-Vjenë të pabaza

GREQI – ”Aegean Airlines”: Kërcënimet me bombë për fluturimet Selanik-Milano dhe Athinë-Vjenë të pabaza

ATHINË, 5 nëntor /ATSH-ANA/ – Kërcënimet me bombë për dy fluturime të kompanisë ”Aegean Airlines”, njëri nga Selaniku për në Milano dhe tjetri nga Athina për në Vjenë, rezultuan të pabaza.

Në një deklaratë të publikuar sot ”Aegean Airlines” bën të ditur se të enjten, më 5 nëntor, u njoftua për një kërcënim me bombë që lidhej me fluturimet A3552 nga Selaniku për në Milano dhe A3860 nga Athina për në Vjenë.

Sipas kompanisë, “pati një bashkëpunim të menjëhershëm me autoritetet kompetente, u zbatuan të gjitha protokollet e sigurisë dhe, pas përfundimit të procedurave dhe konfirmimit se kërcënimi ishte i pabazë, fluturimet u nisën nga aeroportet e lartpërmendura”.

“Siguria e pasagjerëve dhe e ekuipazhit tonë është dhe do të vazhdojë të mbetet prioriteti ynë kryesor”, përfundon deklarata e ”Aegean Airlines”.

Vlen të përmendet se incidente të ngjashme janë regjistruar edhe me kompani të tjera ajrore, duke shkaktuar ndërprerje në udhëtimet ajrore drejt Evropës./ a.jor.

Lini një koment