Tuesday, 25 August 2026
54°F Detroit
BallinaBotaGREQI – Mbërritjet e migrantëve bien 35%, ndërsa kthimet rriten

GREQI – Mbërritjet e migrantëve bien 35%, ndërsa kthimet rriten

ATHINË, 25 gusht /ATSH-ANA/ – Një rënie e ndjeshme e mbërritjeve të migrantëve është regjistruar gjatë 12 muajve të fundit, sipas të dhënave të publikuara sot nga Ministria greke e Migracionit dhe Azilit.

Gjatë së njëjtës periudhë, kthimet u rritën, ndërsa norma e njohjes së kërkesave për azil ra, duke paraqitur një tablo të ndryshme të flukseve migratore dhe menaxhimit të tyre.

Konkretisht, nga 1 gushti 2024 deri më 1 gusht 2025, mbërritjet arritën në 61 112.

Gjatë 12-mujorit pasues, nga 1 gushti 2025 deri më 31 korrik 2026, ato ranë në 41 998.

Diferenca është rreth 20 mijë mbërritje më pak, që përfaqëson një rënie prej rreth 35%, sipas të dhënave të ministrisë.

Një tendencë e ngjashme u regjistrua edhe gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026, me flukset migratore që ranë me 25% krahasuar me të njëjtën periudhë shtatëmujore të vitit 2025.

Në të njëjtën kohë, kthimet u rritën. Gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026, numri i përgjithshëm i kthimeve u rrit me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa kthimet e detyruara u rritën me 35%.

Ndërkohë, sipas të dhënave të ministrisë, u regjistrua gjithashtu një rënie e ndjeshme e normës së njohjes së kërkesave për azil. Gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026, kjo normë ishte 37%./ a.jor.

Lini një koment