E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
54
Demokratë
44
Republikanë
Demokratët fitojnë shumicën në Senat • 2 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
222
Demokratë
138
Republikanë
Demokratët fitojnë Dhomën • 75 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 4 nëntor 2026, ora 07:31 (Detroit) • Të dhënat: Associated Press, Decision Desk HQ
Ballina›Bota›GREQI – ”Ullinjtë presin vjelësit”, fermerët përballen me mungesën e fuqisë punëtore

GREQI – ”Ullinjtë presin vjelësit”, fermerët përballen me mungesën e fuqisë punëtore

– Vjelja e ullirit në Greqi përballet me kërcënime serioze për shkak të mungesës së punëtorëve migrantë, situatë e shkaktuar nga pengesat diplomatike dhe rritja e ndjeshme e kostove të prodhimit, shkruan ekathemerini.gr.

Pavarësisht një marrëveshjeje të vitit 2022 me Bangladeshin, vonesat procedurale në ambasadën në Nju Delhi – ku vetëm dy punonjës përpunojnë 20 000 aplikime në pritje nga India, Bangladeshi, Sri Lanka dhe Nepali – i lënë fermerët pa fuqi punëtore të ligjshme.

Të dhënat e Rojës Bregdetare tregojnë se rreth 7,200 shtetas nga Bangladeshi kanë mbërritur në Kretë dhe Gavdos gjatë vitit 2025 dhe fillimit të vitit 2026.

Prodhuesit raportojnë se mëditjet ditore kanë arritur në 70-80 euro, pa llogaritur këtu shpenzimet e detyrueshme për strehim dhe ushqim.

Ndërkohë, çmimet e vajit të ullirit kanë rënë nga 8 euro në 3.20-3.40 euro për kilogram, duke e bërë vjeljen të pafitimprurë për fermat e vogla. Shoqata Kombëtare e Kooperativave Bujqësore (ETHEAS) vlerëson se nevoja vjetore për fuqi punëtore në bujqësi është midis 70 000 dhe 80 000 punëtorë.

Manolis Giannoulis, president i Organizatës Ndërprofesionale të Vajit të Ullirit, thotë se rreth 10% e prodhimit të këtij viti ka mbetur pa u vjelë në pemë, për shkak të kostove të larta dhe mungesës së punëtorëve.

Lini një koment