Thursday, 2 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“Grup mbeturinash sociale dhe politike”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do përballet me forcën e saj

“Grup mbeturinash sociale dhe politike”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do përballet me forcën e saj

“Në vlerësimin tim, ne nuk mund të zmbrapsemi se një grup mbeturinash sociale dhe politike mendojnë që Parlamenti duhet të shpërndahet”.

Kështu u shpreh Taulant Balla për gazetarët në ambientet e jashtme të Parlamentit.

Kreu i grupit parlamentar socialist theksoi se edhe më skeptikët e kanë të qartë “se këtu është një skenar tërësisht joshqiptar, në dëm të Shqipërisë, në këtë moment historik”.

“E prisnim këtë skenar, kemi kohë që e presim. E kam parë edhe në vende të tjera. Ata që plagosin 3 punonjës policie, duhet të dinë se gjaku i punonjësve të policisë është gjaku i shtetit. Prandaj, dua të jem i qartë: mbështes policinë dhe i bëj me dije se kushdo që ngre dorën kundër policisë, do të përballet me forcën e policisë”, tha Balla.

Lini një koment