E premte, 15 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaGucati: Nëse Sami Lushtaku arrestohet me dhunë, do të përgjigjemi me dhunë

Gucati: Nëse Sami Lushtaku arrestohet me dhunë, do të përgjigjemi me dhunë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se nëse kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, arrestohet “me dhunë” nga forcat e rendit, atëherë, sipas tij, do të ketë reagim të dhunshëm edhe nga qytetarët.

Ai i bëri këto deklarata para stacionit të Policisë në Skënderaj, ku u shpreh se rastet e ndodhura gjatë ditës së djeshme janë “turp”.

“Ne kemi marrë një vendim: nëse tenton Policia e Kosovës apo Prokuroria… ta marrin Sami Lushtakun me dhunë, atëherë ne do të përgjigjemi me dhunë”, tha Gucati.

Sipas tij, nëse Lushtaku ftohet nga Prokuroria dhe paraqitet vullnetarisht, atëherë kjo do të pranohet nga organizata dhe të tubuarit. Por, ai paralajmëroi se “nëse tentojnë me dhunë”, atëherë “dhuna është vazhdimësi”.

Gucati po ashtu tha se nuk dëshirojnë përplasje me Policinë e Kosovës, duke shtuar se policia është “e jona”, ndërsa kritika i drejtoi ndaj politikës dhe kryeministrit Albin Kurti, duke e quajtur “marre” dhe “turp” atë që, sipas tij, ndodhi mbrëmë.

Lini një koment