E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiHaaland shtang Burnleyn, City arrin Arsenalin, por është i pari për golat e shënuar

Haaland shtang Burnleyn, City arrin Arsenalin, por është i pari për golat e shënuar

Xhiroja e 34-ët e Premier Ligës e sheh Manchester Cityn të zhvendoset në vendin e parë në tabelë. Pasi luajti gjysmëfinalen e FA Cup kundër Southampton këtë fundjavë, skuadra e Guardiolës e hapi javën me një fitore 1-0 ndaj Burnley në Turf Moor falë një goli të Haaland, duke u barazuar me Arsenalin në krye të tabelës me 70 pikë.

Megjithatë, “Citizens” kryesojnë tabelën pasi kanë shënuar më shumë gola se “Topçinjtë” (66 me 63).

Tani do të jetë në dorë të Arsenalit të përgjigjet të shtunën kundër Neëcastle, me Cityn që ende ka ndeshjen kundër Crystal Palace për të kompensuar.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Bournemouth dhe Leeds barazuan 2-2.

Lini një koment