E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Hamza: Do të kërkojmë procedimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Hamza: Do të kërkojmë procedimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka folur para gazetarëve lidhur me mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe çështjet që pritet të jenë pjesë e diskutimeve.

Hamza ka deklaruar se në këtë mbledhje do të kërkojë procedimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, si dhe konstituimin e komisioneve funksionale.

Ai ka theksuar se PDK-ja do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si të qartë.

“Procedimin e ligjit, konstituimi i komisioneve funksionale. Ne sot do të kërkojmë që ligji të procedohet. Normalisht, ne e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimi i Kushtetueses është i qartë”, tha Hamza. /Telegrafi/

Lini një koment