Saturday, 26 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Haradinaj pret delegacionin nga SHBA në Gllogjan, nderon Daniel Serwer dhe Mario Marquez me medalje

Haradinaj pret delegacionin nga SHBA në Gllogjan, nderon Daniel Serwer dhe Mario Marquez me medalje

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka pritur në Gllogjan një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Sipas Haradinajt, pjesë e delegacionit ishin Daniel Serwer, Edward Joseph, Mario Marquez, Ramiz Tafilaj, si dhe shqiptaro-amerikanë të tjerë.

Haradinaj theksoi se angazhimi i tyre në mbështetje të Kosovës është i rëndësishëm për rrugën drejt rikthimit të partneritetit strategjik me aleatët, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre ndaj Kosovës, Haradinaj bëri të ditur se ka dekoruar me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet” Daniel Serwer dhe Mario Marquez.

“Angazhimi i tyre ndaj Kosovës është shumë me vlerë për rrugën dhe përcaktimet drejt rikthimit në partneritetin strategjik me aleatët, posaçërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj në reagimin e tij.

Lini një koment