E enjte, 19 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Haxhiu reagon pas kthimit të Jakup Krasniqit në Kosovë: Jam pranë tij dhe familjes

Haxhiu reagon pas kthimit të Jakup Krasniqit në Kosovë: Jam pranë tij dhe familjes

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas kthimit të Jakup Krasniqit në Kosovë, i cili ka ardhur për disa ditë për të qëndruar pranë bashkëshortes së tij, gjendja shëndetësore e së cilës është rënduar.

Përmes një postimi, Haxhiu ka shprehur solidaritetin me Krasniqin dhe familjen e tij, duke e cilësuar atë si një nga figurat e rëndësishme të historisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Ajo ka rikujtuar kontributin e tij gjatë luftës së UÇK-së, si dhe rolin që pati në drejtimin e Kuvendit në seancën historike të shpalljes së Pavarësisë dhe miratimit të Kushtetutës së Kosovës.

Haxhiu ka theksuar se qëndrimi i saj për procesin gjyqësor ndaj Krasniqit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së mbetet i njëjtë, duke shtuar se beteja për drejtësi do të vazhdojë edhe në fazën e Apelit.

“Jam pranë Jakup Krasniqit, bashkëshortes dhe gjithë familjes së tij. Atyre u uroj forcë dhe që këto ditë, sado të vështira, t’i kalojnë bashkë e në qetësi”, ka shkruar Haxhiu.

Në fund, ajo ka shprehur mbështetjen e saj për familjen Krasniqi në këto momente të vështira. /Telegrafi/

Lini një koment