Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se seanca konstituive e Kuvendit pritet të mbahet në fillim të muajit gusht.
Haxhiu tha tutje se data dhe ora e saktë do të publikohen javën e ardhshme.
“… Afati kushtetues është deri më 7 gusht dhe në fillim të gushtit do të ketë seancë konstituive. Javën e ardhshme ju premtoj që do ta dini ditën e saktë edhe orën e saktë”, deklaroi Haxhiu.
Lajmi në përditësim.