E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
54
Demokratë
44
Republikanë
Demokratët fitojnë shumicën në Senat • 2 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
222
Demokratë
138
Republikanë
Demokratët fitojnë Dhomën • 75 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 4 nëntor 2026, ora 07:31 (Detroit) • Të dhënat: Associated Press, Decision Desk HQ
Ballina›Kosova›​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës.

Haxhiu ka shprehur mbështetjen për punën e Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili është konstituuar të hënën për të hetuar veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Zekajt dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.

Ajo ka kërkuar që të gjithë zyrtarët që do të ftohen për të dëshmuar para komisionit t’u përgjigjen kërkesave dhe të bashkëpunojnë për zbardhjen e përgjegjësive institucionale.

Arlinda Zekaj u vra më 26 tetor në Vitomiricë të Pejës, ndërsa i dyshuar për vrasjen është kunati i saj.

Para se të vritej, ajo kishte raportuar dhunën në familje dhe kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet përgjegjëse.

Vrasja e saj nxiti protesta në Prishtinë, ku qytetarët dhe aktivistët kërkuan drejtësi për viktimën dhe llogaridhënie nga institucionet që kishin trajtuar rastin.

Lidhur me këtë rast janë suspenduar 11 zyrtarë policorë. Sipas informacioneve të paraqitura, masa janë ndërmarrë edhe ndaj kryeprokurores dhe prokurores së Pejës, ndërsa drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje./kp/

Lini një koment