E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaHomazhet për Servet Pëllumbin, Braçe: E meritonte të përcillej nga ky shesh

Homazhet për Servet Pëllumbin, Braçe: E meritonte të përcillej nga ky shesh

Ditën e sotme do të mbahet ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit te Kuvendit Servet Pëllumbi i cili u nga jeta një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.

Arkëmorti mbërriti në sheshin Skënderbej në orën 09:00 dhe u vendos në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit. Deri orën 12:00 do të jenë homazhet zyrtare ndërsa 30 minuta më vonë do të jetë ceremonia e përcjelljes. Më tej bëhet me dije se do të mbahen dy fjalime.

Në një prononcim për mediat pas homazheve, deputeti socialist Erjon Braçe vlerësoi kontributin 35-vjeça të Pëllumbit në PS dhe ndikimin tek politikanët e rinj siç ishte ai vetë.

“Duket sikur humb një pjesë tënden, 35 vite nuk janë pak, janë një jetë e ndërtuar me këta njerëz që po ndahen nga ne. Është rrugëtimi i fundit e Servet Pëllumbit, fotot që qarkulluan dje ishin nga ky shesh dhe e meriton të përcillet nga ky shesh”, tha Braçe.

Lini një koment