Saturday, 27 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaHumbën jetën në Shëngjin, identifikohen dy të rinjtë nga Kosova

Humbën jetën në Shëngjin, identifikohen dy të rinjtë nga Kosova

Janë identifikuar dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht pasditen e kësaj të mërkurë në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Viktimat janë Leonid Alia nga Fushë Kosova dhe Jetmir Çopa nga Prishtina.

Mësohet se 5 të rinj u morën nga dallgët pasi u futën për t’u larë. Pasditja e tyre në bregdetin e Shëngjinit rezultoi fatale prej dy prej tyre të cilët humbën jetën. Mësohet se dy të rinjtë e tjerë janë nxjerrë nga uji dhe janë në gjendje të rëndë në spital.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e kërkim-shpëtimit dhe Policia e Shtetit, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.

Lini një koment