Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaHumbi nënën, i dënuari me burgim të përjetshëm, Ardian Çapja kërkon leje për të marrë pjesë në varrim

Humbi nënën, i dënuari me burgim të përjetshëm, Ardian Çapja kërkon leje për të marrë pjesë në varrim

I dënuari me burgim të përjetshëm, Ardian Çapja, i ka paraqitur autoriteteve kërkesën zyrtare për pajisjen me një leje të posaçme, me qëllim që të mund të dalë nga institucioni i vuajtjes së dënimit dhe të marrë pjesë në ceremoninë mortore të nënës së tij.

Kërkesa e tij ndodhet në fazë shqyrtimi nga autoritetet kompetente. Për shkak të nivelit të lartë të sigurisë që shoqëron statusin e tij penal, vendimmarrja po kalon përmes një analize të hollësishme.

Institucionet përkatëse do të vlerësojnë me kujdes të gjitha kushtet dhe rrethanat e nevojshme.Pritet që vendimi përfundimtar të merret pasi të jenë shqyrtuar të gjithë parametrat e sigurisë dhe raportet përkatëse nga strukturat e burgjeve.

Çapja është i njohur për autoritetet shqiptare, ndërsa një prej atentateve më të bujshme ndaj tij ndodhi në vitin 2020, kur u qëllua me snajper pranë banesës së tij në Elbasan.

Atentati ndodhi në mëngjesin e 8 qershorit teksa Çapja ndodhej në banesën e tij. Ai u qëllua me një plumb në shpatull nga një distancë e largët.

Plumbi e plagosi rëndë Çapjan dhe i kaloi pranë zemrës. Pas atentatit, ai u transportua fillimisht në spitalin e Elbasanit dhe më pas u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku iu nënshtrua një operacioni. Pas disa orësh ndërhyrjeje, Çapja doli jashtë rrezikut për jetën

Lini një koment