Sunday, 23 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaI armatosur dhe me 15 mijë euro në makinë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

I armatosur dhe me 15 mijë euro në makinë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri pa leje.

Operacioni policor i koduar “Last Gun” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas informacioneve operative se një person lëvizte me automjet dhe dyshohej se mbante armë.

Policia lokalizoi dhe ndaloi në rrugën “Collakët” automjetin tip “Citroen DS3”, me të cilin udhëtonte shtetasi R. V., 32 vjeç. Gjatë kontrollit të automjetit u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë së bashku me municion.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti, dy aparate celularë dhe 15 800 euro.

32-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lini një koment