E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaI kërkuar për kanosje, amerikani ndalohet në Muriqan

I kërkuar për kanosje, amerikani ndalohet në Muriqan

Një shtetas amerikan është ndaluar nga Policia Kufitare në Muriqan të Shkodrës, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Burime zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin H. M., 45 vjeç, i cili u ndalua gjatë kontrolleve në pikën kufitare.

Ndërkohë, veprimet e mëtejshme procedurale për këtë rast do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.

Lini një koment