Tuesday, 25 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaIdentifikohet një nga 2 personat që humbën jetën në aksidentin e Golemit

Identifikohet një nga 2 personat që humbën jetën në aksidentin e Golemit

Një aksident i rëndë me dy viktima është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Golem.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20 të ditës së sotme e martë 25 gusht 2026.

Një motomjet, në të cilin udhëtonin dy persona, është përplasur me një bordurë në rrethana që ende po hetohen.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, Elton Luzati, 44 vjeç.

Viktimë ka mbetur edhe pasagjeri që ndodhej me të, identiteti i të cilit nuk është përcaktuar ende.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e aksidentit, përcaktimin e shkaqeve dhe identifikimin e viktimës së dytë.

Lini një koment