E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›IKMT shemb ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur në Berat

IKMT shemb ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur në Berat

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë të enjten në qytetin e Beratit, ku ka shembur një objekt 3-katësh dhe disa struktura të tjera prej muri të ndërtuara pa leje.

Sipas njoftimit zyrtar, objektet nuk dispononin dokumentacionin përkatës ligjor dhe ishin ngritur brenda një zone të mbrojtur, e shpallur si e tillë me Vendim të Këshillit të Ministrave.

IKMT theksoi se do të vijojë kontrollet në territor dhe se mbetet e vendosur të mos tolerojë asnjë rast të shkeljes së ligjit apo të ndërtimeve të paligjshme në zonat e mbrojtura.

Lini një koment