E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Receta Gatimi›Imam Bajalldi — patëllxhanë të mbushur në stilin osman

Imam Bajalldi — patëllxhanë të mbushur në stilin osman

Imam bajalldi (nga turqishtja İmambayıldı — “i ra të fikët imamit”) është një nga gjellët më të famshme të kuzhinës osmane dhe turke: patëllxhanë të fërguar e të mbushur me një përzierje të pasur qepësh, specash, domatesh e hudhrash, të ziera ngadalë në vaj ulliri derisa të zbuten plotësisht. Shërbehet i ngrohtë ose i ftohtë, si pjatë kryesore apo meze.

PËRBËRËSIT (për 4 persona):

  • 4-5 patëllxhanë mesatarë
  • 2-3 speca të kuq (speca zile)
  • 3-4 qepë mesatare
  • 3-4 domate të freskëta (ose 200 g salcë domatesh)
  • 3-4 thelpinj hudhre
  • 1 filxhan vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi, borzilok i thatë
  • Majdanoz i freskët për servirje
  • Opsionale: 500 g mish të grirë

HAPAT E PËRGATITJES:

  1. Lani patëllxhanët, hiquni pjesën e sipërme dhe çajini për së gjati pa i shkëputur krejtësisht, ose hapini dhe hiquni pak nga tuli i brendshëm.
  2. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqni qepët e grira hollë derisa të marrin ngjyrë të artë. Shtoni specat e prerë në fije, hudhrën e grirë dhe domatet e grira (dhe mishin e grirë, nëse e përdorni). Kaurdisni mirë derisa të skuqen dhe të zbuten; shtoni kripë, piper dhe pak majdanoz.
  3. Fërgoni lehtë patëllxhanët në vaj nga të dyja anët dhe vendosini në një tavë.
  4. Mbushni patëllxhanët me përzierjen e përgatitur. Hidhni sipër pak salcë domatesh dhe spërkatni me vaj ulliri.
  5. Piqini në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 1 orë, duke i kontrolluar herë pas here.
  6. Shërbejini të spërkatur me majdanoz të freskët të grirë — janë të shijshëm edhe të ftohtë.

KOHA E PËRGATITJES: rreth 30 minuta përgatitje + 1 orë pjekje. PORCIONE: 4.

Lini një koment