E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaInceneratori i Elbasanit, lihet në fuqi dënimi për Lefter Kokën dhe të dënuarit e tjerë

Inceneratori i Elbasanit, lihet në fuqi dënimi për Lefter Kokën dhe të dënuarit e tjerë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi këtë të martë, 19 maj, vendimin e Apelit të Posaçëm, ku nuk pranon rekursin e të dënuarve për dosjen e inceneratorit të Elbasanit.

Për këtë çështje Lefter Koka u dënua nga Apeli i Posaçëm dhe Shkalla e Parë me 8 vite e 6 muaj burg për shkak të gjykimi të shkurtuar ju ul 1/3 e dënimit dhe përfundimisht u dënua me 6 vite e 8 muaj.

Kujtojmë se ish-ministri Koka u lirua në dhjetor të vitit 2025, katër vite pas arrestimit të tij, ai prangos në dhjetor të 2021, për 3 vepra penale: shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

Fillimisht ai u vu në akuzë për inceneratorin e Elbasanit, ndërsa në mars të vitit 2022 iu komunikua edhe akuza për inceneratorin e Fierit dhe më vonë për atë të Tiranës.

Për djegësin e Elbasanit, gjykata e Durrësit i dha të drejtë Kokës, duke e liruar me kusht pas dënimit të marrë prej 6 vjet e 8 muaj.

Sa i takon inceneratorit të Tiranës, ai u dënua me 2 vite burgim për shpërdorim detyre, dënim të cilin e kishte vuajtur në paraburgim.

Ndërsa për Fierin, ish-ministri i Mjedisit u dënua me 6.8 vite burg, por dosja u kthye për rigjykim në Apelin e Posaçëm, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë.

Në dosjet e inceneratorëve, krahas ish-ministrit të Mjedisit janë akuzuar dhe dënuar edhe ish-deputeti Alqi Bllako, i liruar së fundmi, si dhe biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, që ndodhen në arrati.

/tvklan.al

Lini një koment