E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaInceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO-së ul dënimin për Alqi Bllakon

Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO-së ul dënimin për Alqi Bllakon

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë këtë të mërkurë, më 20 maj, vendimin për ish-deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako, sa i takon çështjes së Inceneratorit të Tiranës.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se Bllako është shpallur fajtor për një episod korrupsioni në vlerën e 119 mijë eurove. Ndërsa në një rast tjetër që lidhet me marrjen e 7 milionë lekëve rrogë të një të punësuari, atij i është dhënë pafajësia.

Kështu, Apeli i GJKKO-së ka ulur dënimin për Bllakon duke i dhënë 2 vite burg (nga 4 që i kishte dhënë Shkalla e Parë).

“Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit A.B i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë për faktin penal të përfitimit të parregullt të shumës 119,715 (njëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëmbëdhjetë) euro, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.”, thuhet në vendimin e trupës gjykuese.

Deri më tani, Bllako e ka shlyer pjesën më të madhe të dënimit me burg dhe pjesën e mbetur do e shlyejë përmes masës së shërbimit të provës, për një periudhë kohe të barabartë me dyfishin e pjesës së mbetur të pavuajtur të dënimit me burgim.

Lajmi në përditësim…

/tvklan.al

Lini një koment