E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBotaIncident në aeroport, zhduket përkohësisht çmimi “Oscar”

Incident në aeroport, zhduket përkohësisht çmimi “Oscar”

Një incident i pazakontë është regjistruar në aeroportin ndërkombëtar “John F. Kennedy” në New York, ku regjisori Pavel Talagin është detyruar të dorëzojë

Një incident i pazakontë është regjistruar në aeroportin ndërkombëtar “John F. Kennedy” në New York, ku regjisori Pavel Talagin është detyruar të dorëzojë përkohësisht çmimin “Oscar” për arsye sigurie para një fluturimi drejt Gjermanisë.

Sipas raportimeve, stafi i sigurisë nuk e ka lejuar që statuja të merrej si bagazh dore, duke e konsideruar si një objekt potencialisht të rrezikshëm. Për këtë arsye, çmimi është vendosur në bagazhin e avionit.

Pas mbërritjes në Gjermani, regjisori ka konstatuar se “Oscar”-i nuk ndodhej mes sendeve të tij, duke shkaktuar shqetësim dhe konfuzion mes ekipit të tij.

Ngjarja ka nxitur reagime edhe nga bashkëpunëtorët e produksionit, të cilët kanë kundërshtuar vendimin e autoriteteve, duke theksuar se regjisori kishte udhëtuar më herët pa probleme me statujën.

Pas disa orësh, linja ajrore ka konfirmuar se çmimi është gjetur i sigurt në Frankfurt dhe ka kërkuar falje për incidentin, duke njoftuar gjithashtu hapjen e një hetimi të brendshëm.

Çmimi “Oscar” i është dhënë dokumentarit “Zoti Askush Kundër Putinit”, i cili trajton propagandën në një shkollë ruse pas pushtimit të Ukrainës. Autori i tij, i cili jeton jashtë Rusisë për arsye sigurie, shpesh udhëton me trofeun për prezantime dhe evente ndërkombëtare.

A post shared by Gaby (@gaby.s.macomber)

Lini një koment