E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBotaIncident në aeroportin e Splitit, avioni del nga pista gjatë ngritjes (VIDEO)

Incident në aeroportin e Splitit, avioni del nga pista gjatë ngritjes (VIDEO)

Një incident ndodhi sot në aeroportin e Splitit, gjatë të cilit një aeroplan i Croatia Airlines doli nga pista gjatë ngritjes, por askush nuk u lëndua, raportuan mediat kroate.

Aeroplani më pas u ndal në zonën me bar pranë pistës dhe incidenti u konfirmua nga drejtuesit e aeroportit dhe linja ajrore, raportoi Index.hr.

Në kohën e incidentit, në aeroplan ndodheshin 132 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë u zbritën shëndoshë e mirë menjëherë pas kësaj.

Një video e incidentit është shfaqur tani në rrjetet sociale.

Një Airbus i Croatia Airlines doli nga pista gjatë ndërprerjes së ngritjes në Aeroportin e Splitit.Avioni pësoi dëme pasi goditi një tabelë sinjalizuese dhe disa drita të pistës. Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi u evakuuan pa lëndime.#lajme #avion #split #kroaci #aktuale pic.twitter.com/NKLGFYoCBA

Lini një koment