Wednesday, 19 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaIncident në Koman! Përplasen dy skafe pranë Lumit të Shalës, raportohet për disa persona të plagosur

Incident në Koman! Përplasen dy skafe pranë Lumit të Shalës, raportohet për disa persona të plagosur

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në zonën turistike të Komanit, ku dy mjete lundruese të llojit skaf janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të Lumit të Shalës.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka shkaktuar plagosjen e disa personave.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë, burime paraprake bëjnë me dije se personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe strukturat përkatëse po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lini një koment