E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Kosova›Incidenti Lushtaku-Mehani, Hamza: Nga kushdo qoftë, asnjë formë e dhunës nuk është e pranueshme

Incidenti Lushtaku-Mehani, Hamza: Nga kushdo qoftë, asnjë formë e dhunës nuk është e pranueshme

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka komentuar pretendimet për një incident fizik në Skenderaj para disa ditësh, ku përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë deklaruar se janë sulmuar nga kryetari i Komunës, Sami Lushtaku, dhe persona të tjerë.

Duke folur në Debat Plus, Hamza ka thënë se çdo formë e dhunës është e papranueshme, pavarësisht se nga kush vjen, por sipas tij, debati nuk duhet të kufizohet vetëm te pasojat e incidentit.

“Dhunë është e dënueshme. Nga kushdo qoftë, asnjë formë e dhunës nuk është e pranueshme. Mirëpo këtë rast po flasim për pasojën. Nuk po flasim për shkakun. Duhet me u marrrë edhe me pasojnë, por nëse nuk e ndal shkakun edhe brumin e problemit, problemi mund të ndodh prapë. Ne duhet me ardh te brumi, te shkaku që çon të këto situata. Një gjuhë sulmuese, linçuese, denigruese, pa filtra ndaj çdo kujt që nuk është me ty”, ka thënë Hamza.

Lini një koment