Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaBotaInfantino propozon reforma në FIFA mes kritikave për drejtimin e tij

Infantino propozon reforma në FIFA mes kritikave për drejtimin e tij

GJENEVË, 22 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka propozuar diskutime për reforma në mënyrën se si drejtohet organizata, ndërsa kritikat ndaj tij janë shtuar javët e fundit.

Në një letër drejtuar drejtuesve të 211 federatave anëtare të FIFA-s dhe anëtarëve të Këshillit të FIFA-s, Infantino propozon një vlerësim të pavarur nga ekspertë të jashtëm për mënyrën se si funksionon drejtimi i FIFA-s.

Ai kërkon gjithashtu diskutime me federatat dhe organizatat përkatëse, për të përmirësuar mënyrën se si merren vendimet.

Një nga çështjet që do të shqyrtohet është edhe roli i presidentit në vendimmarrjen e FIFA-s dhe mënyra se si institucionet e organizatës mund të përfshihen më herët në projekte të mëdha.

Infantino, 56 vjeç, theksoi se synon të vazhdojë të drejtojë FIFA-n.

Ai nuk ka dhënë asnjë shenjë se do të tërhiqet nga kandidatura për një mandat të katërt në Kongresin e FIFA-s në mars 2027.

Kritikat ndaj Infantinos u shtuan pas një plani për të lejuar investitorët privatë të investonin në disa aktivitete të FIFA-s, përfshirë Kupën e Botës. Ky plan u anulua më vonë.

UEFA dhe CONCACAF kanë kundërshtuar disa nga qëndrimet dhe planet e Infantinos, ndërsa deri tani nuk kanë paraqitur një kandidat alternativ për presidencën e FIFA-s.

Infantino tha se të gjitha federatat duhet të dëgjohen dhe se mosmarrëveshjet nuk duhet të pengojnë dialogun dhe respektin mes palëve. /

Lini një koment