E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
54
Demokratë
44
Republikanë
Demokratët fitojnë shumicën në Senat • 2 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
222
Demokratë
138
Republikanë
Demokratët fitojnë Dhomën • 75 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 4 nëntor 2026, ora 07:31 (Detroit) • Të dhënat: Associated Press, Decision Desk HQ
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt”- SHBA investon mbi 40 milionë USD për sigurinë kibernetike n�

“Infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt”- SHBA investon mbi 40 milionë USD për sigurinë kibernetike n�

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen kibernetike të Shqipërisë ndaj kërcënimeve të sponsorizuara nga qeveri të huaja.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një njoftimi ku theksohet bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sigurisë digjitale.

Gjatë Konferencës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë, ambasadori amerikan Eric Wendt vuri në dukje përparimin e vendit në forcimin e qëndrueshmërisë digjitale dhe trajnimin e ekspertëve të rinj përmes partneritetit me Shtetet e Bashkuara.

Në këtë kuadër, ambasada veçoi edhe programe të përbashkëta si CyberNext, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve dhe ekspertizës në fushën e sigurisë kibernetike.

“Së bashku, po ndërtojmë një infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt për Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Lini një koment