Wednesday, 30 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›INSTAT: Rritje me 73% e kriminalitetit nga të huajt në Shqipëri, kapërcehet shifra e 1 mijë personave të dyshuar

INSTAT: Rritje me 73% e kriminalitetit nga të huajt në Shqipëri, kapërcehet shifra e 1 mijë personave të dyshuar

Shqipëria po pret çdo vit e më shumë turistë dhe punonjës të huaj.

Paralelisht me këtë fluks, është rritur ndjeshëm edhe numri i të huajve të përfshirë në krime.

Raporti i fundit i INSTAT tregon se gjatë vitit 2024 u evidentuan 1,020 shtetas të huaj të dyshuar.

Kjo shifër shënon një rritje prej 38.4% brenda një viti.

Krahasuar me vitin 2022, rritja arrin në 73.2%.

Rritja e kriminalitetit nga të huajt po ecën me ritme shumë më të shpejta se sa ecuria e përgjithshme e krimeve në vend.

Tashmë, rreth 1 në çdo 40 persona të dyshuar nga Policia e Shtetit është shtetas i huaj.

Numrin më të lartë të shkeljeve e mbajnë rregullat e qarkullimit rrugor me 132 persona.

Në vend të dytë renditen krimet në fushën e drogës me 110 persona.

Rritje e fortë është regjistruar edhe te shfrytëzimi i prostitucionit, nga 3 persona në vitin 2023, në 59 persona gjatë vitit 2024.

Kategoritë e tjera përfshijnë mashtrimet, vjedhjet dhe krimet kibernetike.

Ekspertët e lidhin këtë tendencë me praninë e mbi 21 mijë të huajve me leje qëndrimi dhe miliona hyrjeve turistike në kufi.

Lini një koment