Wednesday, 30 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Integrimi/ Rama: Para fundit të këtij viti fillon mbyllja e kapitujve me BE-në

Integrimi/ Rama: Para fundit të këtij viti fillon mbyllja e kapitujve me BE-në

Në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria përgatitet të fillojë mbylljen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian para fundit të këtij viti.

“Besoj se përsëri edhe këtë herë në vizitën në Tiranë të presidentes dhe delegacionit të saj ka shumë përmbajtje pozitive në raport me objektivat e përbashkët që kemi. Dua të konfirmoj edhe një herë publikisht vullnetin tonë të hekurt për të ecur përpara të gjitha punët e një procesi që tanimë ka hyrë në fazën e mbylljes së kapitujve, përgatitemi për të filluar nga mbyllja e kapitujve, së shpejti, konkretisht para fundit të këtij viti dhe pastaj për të vazhduar intensivisht me një pjesë të konsiderueshme tanimë të hapur,” tha Rama.

Kryeministri theksoi se vizita e Von der Leyen në Tiranë sjell përmbajtje pozitive për objektivat e përbashkëta dhe konfirmoi angazhimin e fortë të qeverisë shqiptare për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit.

Ai vlerësoi gjithashtu arritjet në kuadër të një programi të posaçëm dhe e cilësoi Planin e Rritjes si një nga risitë e mandatit të dytë të presidentes së Komisionit Evropian.

“Nga ana tjetër, dua të them që më vjen shumë mirë që në një program të posaçëm, ne kemi arritur të kapim disa objektiva jashtëzakonisht ambicioz. Plani i rritjes është një nga risitë e mandatit të saj të dytë. Një risi, që për rajonin ka ardhur si mbështetje shumë e madhe,” nënvizoi Rama.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment