E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Inter dhe Juventus lëvizin për talentin Romano, kushton jo më pak se 20 milionë euro

Inter dhe Juventus lëvizin për talentin Romano, kushton jo më pak se 20 milionë euro

Lojtari i vitlindjes 2006 josh dy klubet e mëdha italiane, që janë të rrezikuar si gjithmonë nga konkurrenca e Premier League. Edhe Napoli në garë.

Prej javësh në fokusin e të gjithë, Alessandro Romano tashmë ka marrë edhe ftesën nga Italia e trajnerit Mancini. Lojtari 20-vjeçar me dy pasaporta (italiane dhe zvicerane), pak muaj më parë lunate në Serie B me Spezia-n, tani ka siguruar vendin në Serie A me Cagliari-n dhe në verë ka shanse të mëdha që të transferohet te një skuadër big.

Inter, Juventus dhe Napoli kanë bërë që tani lëvizjet e para, sipas Tuttosport. Kampionët e Italisë e kanë vëzhguar nga afër në disa raste, kurse të shtunën e kaluar emisarët e Juventusit ishin në Bergamo për të ndjekur ndeshjen Atalanta-Cagliari.

Një betejë ka nisur mes këtyre dy klubeve, por duhet theksuar se është në garë edhe Napoli, që verën e ardhshme mund të humbasë lojtarë si McTominay, Anguissa dhe Lobotka. Situatë e ngjashme edhe tek Inter, që nuk ka blinduar ende Calhanoglu, ndërsa Mkhitaryan pritet të largohet.

Juventus, me udhëzimet e Carnevali, kërkon të afrojë italianë premtues në mesfushë, repartin që prej kohësh ka pak qartësi. Çmimi i Romano? Jo më pak se 20 milionë euro dhe Cagliari-n që shpreson të bëhet një ankand i vërtetë. Kujdes nga klubet e pasura të Premier League, që nuk falin në të tilla raste!

Lini një koment