Sunday, 5 July 2026
54°F Detroit
BallinaSeria AInteri i jep lamtumirën Dumfries me një video emocionese, 10 sekondat e para “acaruese” për tifozët e Barcelonës

Interi i jep lamtumirën Dumfries me një video emocionese, 10 sekondat e para “acaruese” për tifozët e Barcelonës

Ajo që dihej prej javësh të tëra, u zyrtarizua mesditën e sotme. Denzel Dumfries është lojtari më i ri i Real Madrid. Holandezi largohet nga Inter dhe firmos për 4 vite me klubin madrilen. Zikaltrit fitojnë 20 milionë euro nga largimi i tij.

Ashtu siç edhe pritej, Inter i ka dhënë lamtumirën Dumfries me një video emocionuese në rrjetet sociale të klubit. 10 sekondat e para të kësaj videoje nuk do të pëlqehen aspak nga tifozët e Barcelonës, pasi iu rikujton atyre pikërisht supergolin që holandezi shënoi ndaj tyre në Champions League.

Kaq ka mjaftuar për të kënaqur tifozët e Real Madridit, të cilët e kanë shpërndarë me shpejtësi këtë video në rrjetet e tyre sociale.

SHIKOVIDEON

Lini një koment