Wednesday, 1 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaInvestimet dhe integrimi europian i Shqipërisë, Rama takim me kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen

Investimet dhe integrimi europian i Shqipërisë, Rama takim me kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bochum, është pritur në një takim nga kryeministri i landit Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst.

Teksa e cilëson Nordrhein-Westfalen, si një prej rajoneve më të fuqishme ekonomike e industriale të Gjermanisë, Kreu i qeverisë bën me dije se në fokus të bisedimeve të tij me Hendrik Wüst, ka qenë forcimi i bashkëpunimit në investime, teknologjinë digjitale, arsim profesional dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Düsseldorf, Bochum – Takim me Kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst. Për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Nordrhein-Westfalen, një prej rajoneve më të fuqishme ekonomike e industriale të Gjermanisë, me fokus investimet, teknologjinë digjitale, arsimin profesional dhe patjetër, anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian“, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Lini një koment