Tuesday, 18 August 2026
54°F Detroit
BallinaBotaIRAN – Ghalibaf: Hormuzi i mbyllur deri në plotësimin e kërkesave nga SHBA-ja

IRAN – Ghalibaf: Hormuzi i mbyllur deri në plotësimin e kërkesave nga SHBA-ja

TEHERAN, 18 gusht /ATSH-AFP/ – Ngushtica e Hormuzit, rrugë detare strategjike në qendër të konfliktit mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të mbetet e mbyllur derisa Uashingtoni të përmbushë angazhimet e parashikuara në memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar në qershor, deklaroi sot kryenegociatori iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf.

”Ngushtica e Hormuzit, e bllokuar nga Teherani, nuk do të hapet derisa të zbatohen angazhimet amerikane” të përcaktuara në memorandum”, tha Ghalibaf, i cili është gjithashtu kryetar i Parlamentit iranian, në një fjalim të transmetuar nga televizioni shtetëror.

Sipas tij, kërkesat e Iranit përfshijnë heqjen e bllokadës detare amerikane, zhbllokimin e aseteve iraniane të ngrira, heqjen e embargos ndaj naftës, si dhe ndërprerjen e operacioneve ushtarake në të gjitha frontet./ /Ad.Ab./ a.jor.

Lini një koment