E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Irani njofton negociata të mëtejshme në Zvicër për marrëveshjen, Pezeshkian: Teherani doli fitues

Irani njofton negociata të mëtejshme në Zvicër për marrëveshjen, Pezeshkian: Teherani doli fitues

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian e ka përshëndetur memorandumin e mirëkuptimit SHBA-Iran si një “dokument nderi” për rajonin dhe forcat e rezistencës të Iranit.

Duke folur në një konferencë kombëtare, Pezeshkian tha se kishte dallime të vogla në një seksion, por nuk dha hollësira.

“Reagimi i Izraelit ndaj marrëveshjes tregon se ne jemi fitimtarë”, shtoi presidenti.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi nga ana tjetër tha se pritet të ketë negociata të tjera midis Uashingtonit dhe Teheranit pas ceremonisë së nënshkrimit në Zvicër.

Duke folur pas një takimi me anëtarët e Komisionit Ekonomik të Parlamentit iranian, Araghchi paralajmëroi se negociatorët po ecnin përpara në një sfond mosbesimi.

“Ne e planifikojmë procesin e negociatave dhe zbatimin e marrëveshjes bazuar në mosbesim, shkelje të angazhimeve dhe përvoja të kaluara”, tha ai.

“Ne përpiqemi të krijojmë përparime ekonomike për vendin sa më shumë që të jetë e mundur përmes marrëveshjes”, shtoi diplomati.

Lini një koment