E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaIsh-kreu i ARRSH dhe KESH në GJKKO

Ish-kreu i ARRSH dhe KESH në GJKKO

Ish-kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, si dhe ish-kreu i KESH, Erald Elezi, janë paraqitur këtë të hënë, 18 maj në Gjykatën e Posaçme.

Ndaj tyre janë ngritur akuzat “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, “Korrupsoni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim.

SPAK ka kërkuar për ata nga një deri në dy vite burg, ndërsa për ish-kreun tjetër të ARRSH-së, Evis Berberi, ka kërkuar 10 vite heqje lirie dhe pesë vite ndalim të mbajtjes së posteve publike.

Nga hetimet e kryera, SPAK gjeti në shkelje 8 procedura tenderash të zhvilluara në vitet 2020‑2022 në Agjencinë për Efiçencën e Energjisë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar.

/tvklan.al

Lini një koment