Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaIshte denoncuar i humbur, gjendet i pajetë në lumin Mat ish-efektivi i Gardës, Flamur Kolmarku

Ishte denoncuar i humbur, gjendet i pajetë në lumin Mat ish-efektivi i Gardës, Flamur Kolmarku

Flamur Kolmarku, ish-efektiv i Gardës, është gjetur i mbytur në ujërat e lumit Mat, në fshatin Zenisht të Bashkisë Mat, mëngjesin e kësaj të diele.

56-vjeçari nga Tirana ishte denoncuar i humbur nga familjarët, ndërsa sipas informacioneve paraprake ai vuante nga demenca.

Policia njoftoi se rreth orës 10:00 trupi i pajetë i Kolmarkut u gjet në lumin Mat. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trup, ndërsa dyshimet e para janë se ai ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujë.

Njoftimi i policisë

“Më datë 07.06.2026, rreth orës 10:00, në lumin Mat, në fshatin Zenisht, Bashkia Mat, është gjetur pa shenja jete shtetasi F. K., 56 vjeç, banues në Tiranë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

Lini një koment