ITALI – Shkollat marrin një valë të re kërcënimesh për bomba
ROMË, 16 nëntor /ATSH-A.A/ – Shkollat në të gjithë Italinë morën sot një valë të re kërcënimesh për bomba me email, por asnjë evakuim nuk u urdhërua sipas udhëzimeve të reja të Ministrisë së Brendshme që synojnë parandalimin e ndërprerjes nga alarmet e rreme, raportojnë mediat lokale.
Transmetuesi “1Sky TG24” tha se emaili kërcënues, i nënshkruar me inicialet “MA” dhe i atribuar Mikhail Andropov, paralajmëroi për një shpërthim të afërt.
“Sapo kam marrë udhëzime për të vendosur dhe aktivizuar një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas 40 minutash”, thuhej në mesazh.
Email thuhet se ka mbërritur në qindra shkolla në të gjithë vendin.
Prefektët e qeverisjes vendore do të vlerësojnë rreziqet e mundshme, ndërsa policia dhe Policia Postare do të hetojnë kërcënimet, sipas transmetuesit.
Gjetjet fillestare sugjeruan se adresa e email-it të dërguesit ishte e lidhur me një qendër kërkimore universitare në Da Nang, Vietnam.
Hetuesit po shqyrtojnë nëse mesazhet kanë origjinën nga një llogari e hakuar ose nëse një rrjet privat virtual është përdorur për të fshehur adresën aktuale të protokollit të internetit të dërguesit./ /Ad.Ab./ a.jor.