Sunday, 21 June 2026
54°F Detroit
BallinaSeria A“Italia i mungon Botërorit, nuk është koha t’iu them lamtumirë tifozëve të Interit”

“Italia i mungon Botërorit, nuk është koha t’iu them lamtumirë tifozëve të Interit”

Mbrojtësi i Holandës, Denzel Dumfries, u shpreh i lumtur pas fitores 5-1 ndaj Suedisë, duke vlerësuar paraqitjen e skuadrës: “Jam argëtuar shumë, zhvilluam një ndeshje të madhe. Jam shumë krenar për ekipin dhe i lumtur me atë që treguam”.

I pyetur nëse Holanda mund ta fitojë Botërorin, mbrojtësi u përgjigj me besim, por edhe kujdes: “Po, kemi një skuadër të fortë, por duhet ta dëshmojmë këtë në çdo ndeshje. Besojmë te forca jonë, por ka edhe shumë kombëtare të tjera të forta. Mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës”.

Ai shprehu keqardhje për mungesën e Italisë në Botëror: “Po, sigurisht, më vjen keq. Kam shumë miq që janë në shtëpi dhe kjo është situatë e vështirë. Unë e dua Italinë”.

I pyetur nëse iu ka thënë lamtumirë tifozëve të Interit mes zërave për të ardhmen, Dumfries u përgjigj shkurt: “Jo, jo. Nuk është momenti”.

Ai zbuloi gjithashtu se mban kontakte të vazhdueshme me shokët e skuadrës tek Interi, përfshirë Hakan Çalhanoğlu, me të cilin foli pas eliminimit të Turqisë.

Lini një koment