IZRAEL – Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë
TEL AVIV, 7 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re, bëri të ditur të shtunën zëdhënësi i presidentit.
Sipas njoftimit, Herzog e ka ftuar liderin e partisë centriste Yashar në rezidencën e tij në Jerusalem, të dielën pasdite.
Vendimi vjen pas konsultimeve të presidentit me të gjitha grupet parlamentare në parlamentin e ri.
Gjatë këtyre konsultimeve, grupet që përfaqësojnë 67 nga 120 deputetët rekomanduan që mandati për formimin e qeverisë t’i besohet Eisenkotit.
Pas marrjes së mandatit, Eisenkot do të ketë 28 ditë kohë për të formuar qeverinë, ndërsa afati mund të zgjatet edhe për 14 ditë të tjera, me një vendim të veçantë./ a.jor.