E mërkurë, 25 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Ja çfarë presim nga Samiti”- Ministrja Ismaili: Deri në mesin e dhjetorit mbyllim disa kapituj të tjerë të negociatave me BE, më 2027…

“Ja çfarë presim nga Samiti”- Ministrja Ismaili: Deri në mesin e dhjetorit mbyllim disa kapituj të tjerë të negociatave me BE, më 2027…

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka komentuar pritshmëritë e Shqipërisë nga samiti BE-Ballkani Perëndimor, që po zhvillohet në Bruksel, ku merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë për Abc News, Ismaili u ndal te ecuria e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe progresi i Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke theksuar angazhimin për përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Europian.

Ajo bëri të ditur se deri në mesin e dhjetorit pritet të mbyllen disa kapituj të tjerë të negociatave, ndërsa procesi për përmbylljen e grupkapitujve do të vijojë deri në vitin 2027.

“Ne presim që nga ky samit të shohim se po ecën plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor. Mendoj që është shumë e rëndësishme të theksohet se çfarë unë do të doja të deklarohej ka lidhje me meritën dhe angazhimin që Shqipëria ka bërë për përafrimin e legjislaturës shqiptare me atë europiane.

Deri në mes të dhjetorit do të mbyllim disa kapituj të tjerë, duke vazhduar me mbylljen e grupkapitujve të tjerë deri në vitin 2027”, tha ministrja.

Lini një koment