E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Janacek largohet nga Elbasani, portieri transferohet në Sllovaki

Janacek largohet nga Elbasani, portieri transferohet në Sllovaki

Portieri Martin Janacek largohet nga Elbasani dhe nis një aventurë të re në Sllovaki me ekipin e Spartak Trnavës.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi sllovak ka zyrtarizuar blerjen e portierit, që ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Spartak Trnavën.

“Pas largimit të Ziga Frelih, Spartaku ka afruar një fytyrë të re si portier. Portieri 25-vjeçar çek, Martin Janacek, i cili luajti për herë të fundit për ekipin shqiptar të Elbasanit, po i bashkohet klubit. Ai nënshkroi një kontratë 2-vjeçare”, shkruhet në njoftimin e klubit sllovak.

Lini një koment